Kukësi pa 5 titullarë, por mund Apoloninë

KUKËSI -APOLONIA 2-0
Golat: Malindi 10’, Malo 72’
KUKËSI: Halili, Peqini, Lila, Markoviç, Hallaçi, Manuka, Lala, Gava, Malindi, Jevdeviç, Malo. (U aktivizuan: Koci, Beluli, Rrënxa, Mziu, Syla, Capa). Trajner: A.Cungu
APOLONIA: Ceka, Çimili, Llënga, Alu, A.Prifti, Ibrahim, Seka, Jakupi, Rama, Ribaj, Qofa. Trajner: E.Gjoka

Kukësi fitonmiqë soren e radhës duke mundur Apoloninë 2-0. Nga një gol për çdo pjesë dhe një lojë shumë e mirë e kuksianëve që tregojnë se sezonin e ardhshëm do të jenë një prej skuadrave për t’u pasur kujdes. Malindi dhe Malo shënojnë për skuadrën e Cungut. Veriorët kishin pesë mungesa kryesore në këtë sfidë, Brahja, Progni, Musolli, Hoxha dhe Popoviç, por treguan se skuadra po shkon drejt konsolidimit të plotë. Fierakët nga ana tjetër nuk janë shumë të saktë në lojën e tyre. Gjoka është gjatë gjithë kohës në këmbë, duke dhënë udhëzime për të tijtë.
Ndeshja Takimi nis me gol. Në të 10’, pas një topi të kthyer mbrapa, portieri fierak, në tentativë për ta larguar, e përplas sferën në shpinën e Malindit dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 16-të, Malo, pas një inkursioni nga e djathta, kroson në zonë për Malindin, por ky i fundit, i vetëm me portierin, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Shtatë minuta më vonë, Lala në afërsi të zonës provon goditjen e menjëhershme, por topi përplaset në shtyllë. Në minutën e 42-të vjen rasti i parë i rrezikshëm për fierakët. Është Ribaj që pason bukur për Ramën, por gjuajtja e këtij të fundit është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit kuksian. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 1-0 të kuksianëve. Fraksioni i dytë nis me shumë zëvendësime për të dyja skuadrat. Në të 72’ është Malo që merr përsipër goditjen e dënimit nga jashtë zonës dhe arrin të shënojë pas një gjuajtje perfekte, 2-0 për Kukësin. Presidenti, Safet Gjici, që e ndjek takimin nga afër, duket i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij. Në minutën e 82-të, fierakët kanë mundësi për të ngushtuar shifrat pas një kundërsulmi të rrezikshëm nga e djathta me anë të Qofës, i cili gjuan fort në drejtim të portës, por portieri Koci është në pozicion.

Armando Cungu
“Ishte ndeshja e dytë miqësore për ne. Pavarësisht rezultatit, ndaj Apolonisë kishim shumë mungesa për arsye se donim të provonim disa lojtarë të rinj. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e djemve dhe sigurisht tani kemi një fazë përgatitore përpara dhe ekipi do të konsolidohet akoma më shumë. Me ardhjen e Prognit dhe Brahjes, jam i bindur që lojtarët do të harmonizohen”.

Ernest Gjoka
“Për ne nuk kishte aspak rëndësi rezultati. Ishte një ndeshje që na shërbeu më shumë për të parë lëvizjet e lojtarëve në fushën e lojës. Nga ai takim nxorëm konkluzionet tona dhe tani e kemi më të qartë se ku ka nevojë skuadra për ndërhyrje. Ndaj Kukësit nuk aktivizuam lojtarë si Çela, Çaushaj dhe Moçka, me të cilët i kemi mbyllur marrëveshjet dhe i presim në skuadër”.
JONUZ HALLAÇI

Gjoka: Dua Çelën dhe Çaushajn tek Apolonia

Apolonia po vazhdon me intensitet përgatitjet në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Numri një i pankinës fierake, Ernest Gjoka, ka besim se kësaj here kjo skuadër nën drejtimin e tij do të jetë më e fortë dhe do të konkurrojë denjësisht në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ri. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Gjoka ka treguar për gjithçka që po ndodh në ekipin që ai drejton, duke folur me emra konkretë për disa nga futbollistët që kërkon të afrojë. Larg deklarimeve të bujshme, tekniku ka pohuar se për të arritur synimet që do të kenë për sezonin e ri, duhet punë dhe vetëm punë profesionale, serioze e me vullnet.

Gjoka, një rikthim tek Apolonia pas dy sezonesh. Nostalgji apo vazhdim i një projekti të nisur?
Mendoj se kthimi im tek Apolonia erdhi si rrjedhojë e një pune të lënë përgjysmë, pavarësisht se tani është një kohë tjetër dhe pa dyshim tjetër ekip. Mirëpo, nuk duhet harruar se para dy sezonesh ndërtuam një skuadër që ishte ndër më të mirat në të Parën dhe lojtarë që po t’i kishim sot tek Apolonia, do të flisnim ndryshe për objektivat. Ata janë futbollistë që në çdo skuadër ku kanë shkuar, kanë rezultuar kyç në formacion. Ndaj dhe kthimi im është të realizojë një projekt tjetër, por kësaj here shumë të fortë.
Ç’mendim keni për lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar dhe vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës fierake?
Lojtarët që kemi në dispozicion janë me cilësi të mira, por duhet të punojmë shumë në të gjitha aspektet për të arritur rezultatet e dëshiruara. Besoj se do të shpalosim një performancë në rritje dhe shumë më ndryshe nga ajo e kampionatit të kaluar.
Gjatë këtyre ditëve ka një mbipopullim lojtarësh, a ka ndonjë që mund t’i shërbejë Apolonisë?
Është e vërtetë se kur erdha në Fier para pak ditësh pashë një fushë të mbipopulluar nga lojtarë të shumtë, të sjellë nga menaxherë të ndryshëm apo qoftë edhe të vetofruar me dëshirën për të mbrojtur fanellën bardhejeshile për sezonin e ri. Mirëpo, kjo nuk është normale. Mendoj se Apolonia nuk është një skuadër amatore, e cila duhet të hapë dyert për gjithkënd. Duhet të bëhet e ditur se aty nuk mund të vijë çdokush për provë. Prandaj, për aq kohë sa do të jem unë në krye të kësaj pankine, nuk do të lejoj që kjo skuadër të bëhet “han pa porta”. E në këto kushte do të vazhdoj seleksionimet me dorë të hekurt, pa marrë parasysh qoftë edhe ndonjë ndërhyrje direkte apo indirekte.
Në cilat reparte keni më tepër nevojë për përforcime?
Apolonia ka nevojë urgjente për një mbrojtës të majtë, mesfushor gjithashtu të kësaj linje dhe qendre, si edhe për një portier. Kemi biseduar me disa futbollistë dhe jemi në tratativa të vazhdueshme me Emiliano Çelën dhe Ilirian Çaushajn. Plus që jemi shumë pranë akordit edhe me një portier, emrin e të cilit nuk mund ta bëj të ditur. Por ndërkohë jemi në kërkim dhe të një lojtari shkatërrues.
Cilat janë synimet për sezonin e ri?
Në qoftë se do të arrijmë të realizojmë këtë merkato që kemi ndërmend, por edhe ndonjë përforcim surprizë, që do të bëjë diferencën me aktualët, mendoj se Apolonia do të ketë një tjetër imazh, duke u renditur në gjashtëshen e parë.
Dhe, së fundmi, Gjoka, në këto pak ditë që keni në Fier si kanë funksionuar marrëdhëniet staf teknik-klubpresidencë?
Më ka bërë përshtypje se gjithçka funksionon mjaft mirë. Drejtuesit e klubit dhe të presidencës janë shumë të interesuar për realizimin e një merkatoje me shumë cilësi, në mënyrë që Apolonia të jetë dinjitoze sezonin e ri.
Mikel Mbriçaj

Gjoka me “dorë të hekurt”: Ai që s’bind largohet

Pas zyrtarizimit në krye të Apolonisë së trajnerit Ernest Gjoka, drejtuesit fierakë e kanë përqendruar vëmendjen tashmë në dy drejtime; së pari te zhvillimet në merkato dhe së dyti, te stërvitjet. Stafi teknik me në krye trajnerin Gjoka është shumë i përqendruar në punën e tij dhe ka ambicien për të përgatitur edhe ndërtuar një skuadër që të bëjë një prezantim sa më dinjitoz në sezonin e ri. Ata ndjejnë dhe mbështetjen jo vetëm të drejtuesve të klubit, por dhe të presidentëve K.Kokdhima dhe B.Zeqaj. Edhe pse vetëm dy ditë ka në krye të Apolonisë, trajneri Ernest Gjoka është optimist, pasi drejtuesit fierakë kanë arritur të ruajnë grupin që përfundoi sezonin e kaluar, me përjashtim të mesfushorit Gërxho të larguar drejt Bylisit, por dhe premtimit të marrë nga drejtuesit më të lartë për zhvillimin e një merkatoje cilësore. Por, përpara kësaj, Gjoka ka filluar punën nga seleksionimet e lojtarëve të ardhur apo të vetofruar. Sipas tij, askush nga këta futbollistë nuk mund të qëndrojë tek Apolonia, në rast se nuk do të paraqesë vlera në fushën e lojës. Prandaj dhe ai ka filluar me “dorë të hekurt” ndaj atyre lojtarëve që nuk përmbushin parametrat dhe kushtet për të veshur fanellën bardhejeshile, duke i larguar menjëherë. Ndërkaq, pjesën tjetër do t’i shikojë në vazhdim dhe në konsultim edhe me pjesëtarët e stafit teknik do të vendosin nëse do të jenë apo jo pjesë e skuadrës që ai drejton.
Merkato – Sa i përket merkatos ajo është një kapitull më i ndjeshëm, pasi nga shkalla e kualiteteve të futbollistëve që do të afrohen do të përcaktohet dhe koeficienti i fortësisë së skuadrës. Ndaj Gjoka po kërkon afrimin e lojtarëve sa më cilësorë, për t’i gërshetuar me lojtarët në moshë të re. Sipas tiranasit, përforcime kërkohen në të tria repartet, duke filluar që nga porta në rast të mosardhjes së portierit vlonjat Moçka, në mbrojtje për një apo dy lojtarë krahu, në mesfushë ku duhet jo vetëm një lojtar organizator, por dhe një tjetër me përvojë që të zëvendësojë ishkapitenin Gërxho dhe pa dyshim dhe në sulm, ku kërkohet një bomber. Kjo ka bërë që të gjithë drejtuesit në Fier tashmë të obligohen vetëm në këtë drejtim pasi, megjithëse ka pasur oferta, asnjëra prej tyre deri në tani nuk është zyrtarizuar. Kjo do të bëjë që të shikohen dhe pista të tjera si në tregun vendës, ashtu dhe jashtë tij nëpërmjet menaxherëve të ndryshëm për të afruar lojtarët e kërkuar.
Mikel Mbriçaj

Kërkesat e Gjokës, Apolonia e re javën e ardhshme

Për drejtuesit e Apolonisë nuk ka më dilema për krijimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Pas plotësimit të stafit teknik, në krye të të cilit është zyrtarizuar trajneri Ernest Gjoka, besohet dhe po kërkohet që të afrohen edhe disa lojtarë cilësorë e me përvojë që do ta përforconin ndjeshëm skuadrën. Ndonëse strategjia e klubit është afirmimi i lojtarëve me moshë të re, përsëri ata kërkojnë të dalin mbi atë që kanë vendosur, ndaj kanë piketuar e po vazhdojnë tratativat me të rinj. Kjo, vetëm se me të tillë futbollistë, pra të përvojës, do të bëhet ndërthurja me ata në moshë të re që janë aktualisht në ekip. Krahas seleksionimit që po vazhdon me sukses në fushën stërvitore të mbipopulluar, fierakët kanë filluar të punojnë me impenjim maksimal edhe në merkato. Sipas burimeve të besueshme brenda klubit është mësuar se ata u kanë bërë oferta disa lojtarëve, emrat e të cilëve megjithëse përfliten, përsëri nuk bëhen të ditur nga drejtuesit e klubit. Sidoqoftë, shihet se nga këta lojtarë ka një ngurrim të çastit për t’iu bashkuar bardhejeshilëve. Arsyet duket se janë kontratat afatgjata. Megjithatë, trajneri Gjoka kërkon zhvillime të shpejta në këtë drejtim, pasi kërkesat e tij tashmë dihen, duke nisur nga porta për të pasur një portier cilësor. Ai kërkon të përforcojë gjithashtu edhe repartin e prapavijës, me një ose dy futbollistë sidomos që luajnë në krahë. Po kështu, tekniku fierak sheh mangësi edhe në mesfushë, ndaj synon një mesfushor organizator. Sa i përket sulmit, që ka qenë edhe më problematiku në kampionatin e kaluar, kreu i pankinës do një lojtar goli që di t’i zgjidhë si duhet situatat para portës kundërshtare.
Mikel Mbriçaj

Apolonia, trajneri do më shumë se mbijetesa

ImageApolonia ka zyrtarizuar trajnerin e ri në krye të skuadrës dhe tani pritet zhvillimi i merkatos. Trajneri Ernest Gjoka është shprehur për “Sport Ekspres” se synimi i drejtuesve dhe stafit është ta bazojnë skuadrën tek lojtarët e rinj dhe nxjerrja e talenteve. “Synimi ynë për sezonin e ardhshëm dhe në vazhdim, është që ta mbajmë skuadrën midis ekipeve më të mira Shqiptare. Përveç kësaj, ashtu si dhe më parë, do të synojmë të përgatisim futbollistë të rinj për skuadrën tonë, por edhe për tregun. E njoh mirë ambientin këtu dhe padyshim së bashku me pjesën tjetër të stafit do t’i përvishemi punës për të bërë më të mirën për skuadrën.”, ka përfunduar Gjoka.      

Gjoka premton: Bëj një Apoloni të fortë…

Në ditën e parë të punës në krye të skuadrës së Apolonisë, trajneri Ernest Gjoka është ndjerë i befasuar nga pritja që i është bërë. Dy sezone më parë Gjoka ka drejtuar fierakët duke qenë edhe i preferuar prej tyre, por edhe duke arritur suksese me këtë skuadër. Në prononcimin e parë për mediat tekniku kryeqytetas shprehet: “Të gjithë më kanë rezervuar një pritje të ngrohtë dhe më kanë uruar nga zemra punë të mbarë dhe suksese. Tek Apolonia nisa një punë dy sezone më parë, por që nuk e përfundova. Megjithatë, u kënaqa shumë që skuadra, edhe pse me drejtues tjetër në fazën e dytë pas largimit tim, nuk më zhgënjeu dhe u ngjit në Superiore. Aktualisht drejtimi i Apolonisë është një përgjegjësi jo e vogël, pasi në Fier të gjithë janë futbolldashës dhe kërkojnë ta shohin sa më mirë ekipin e tyre. Përpara se të pranoja të merrja drejtimin e kësaj skuadre, kam pasur dhe disa kërkesa ndaj drejtuesve fierakë, të cilat m’u premtuan se do të realizoheshin. Tashmë s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i shtrohemi punës”, – është shprehur tekniku.
Seleksionimet Gjoka më parë duhet ta nisë nga seleksionimet e lojtarëve që janë afruar tek Apolonia. Fierakët një sezon më parë kanë rrezikuar rënien nga Superiorja dhe tashmë nuk duan ta përsërisin më një gjë të tillë. “Seleksionimi i lojtarëve të ardhur apo të vetafruar është puna e parë, pasi aty mund të ketë dhe talente që i duhen skuadrës. Megjithatë, do të hyjmë edhe në merkato për të afruar dy-tre lojtarë cilësorë e me përvojë. Kam besim se të gjithë së bashku, drejtues të klubit, staf teknik, futbollistë, por dhe me sportdashësit e zjarrtë fierakë, që nuk mund t’i ndaj, do të bëjmë të mundur të ndërtojmë një Apoloni solide, të fortë që të konkurrojë me sukses në sezonin e ri. Një Apoloni me ambicie dhe objektiva të qarta dhe konkrete, që të mos i ndodhë si sezonin e kaluar, ku luftoi për mbijetesë. Për të arritur këtë duhet punë dhe vetëm punë nga të gjithë me vullnet dhe dëshirë. Unë mendoj se Apolonia do të lërë gjurmë në sezonin e ri, duke u renditur ndër skuadrat më të mira të kampionatit”, – ka përfunduar Gjoka.

Takim me Kokdhimën dhe prezantim
Dje Ernest Gjoka ka qenë në Fier rreth orës 10:30. Ai ka zhvilluar një takim me presidentin Koço Kokdhima për disa minuta në ambientet e qendrës sportive dhe më pas është drejtuar së bashku me të te skuadra, ku është bërë edhe prezantimi zyrtar. Trajneri i ri menjëherë ka nisur nga puna me grupin e lojtarëve, që ka pasur në dispozicion për të bërë edhe seleksionimet e para. Gjoka një sezon më parë ka drejtuar Tomorin dhe arriti të ishte i suksesshëm, duke i mbajtur beratasit në Kategorinë Superiore, pas një ndeshjeje “play off”-i.
MIKEL MBRIÇAJ